Vatra te reja me Covid-19 ne Durres dhe Elbasan |Lajme-News

2020-05-13 2

Pas afro dy javësh, rikthehen rastet e reja me Covid-19 në Durrës dhe Elbasan. Të infektuarit janë vatra të reja. Në Durrës bëhet fjalë për një 71-vjeçar kinez që jeton i vetëm në banesë, ndërsa në Elbasan janë një 50-vjeçar, punonjës i një kompanie ndërtimi në Tiranë dhe një 84-vjeçare me banim në fshatin Mengël. Nuk dihet nga e kanë marrë infeksionin dhe për këtë vijojnë hetimet.

?Nga 140 testimet e kryera gjatë 24 orëve të fundit për persona të dyshuar me Covid-19, janë vetëm 8 raste pozitive, përkatësisht në Tiranë 5 raste, në Elbasan 2 raste dhe në Durrës 1 rast. Për të gjitha rastet vazhdon hetimi epidemiologjik në terren?.

Deri tani numri i të infektuarve në vend ka arritur në 803 persona

?Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me Covid-19 në të gjithë vendin 803 qytetarë dhe aktualisht 68 % e tyre janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 229 persona aktivë me Covid-19?.

Sipas epidemiologëve, kjo javë shënon edhe nivelin më të ulët të rasteve pozitiv me Covid-19 në vendin tonë, pas afro dy muajsh që nga rasti i parë më 8 Mars.

?Situata epidemiologjike në vend aktualisht paraqitet e qëndrueshme dhe me një nivel të ulet të pozitivitetit krahasuar me numrin total te testimeve. Gjatë javës së epidemisë, përqindja e pozitivitetit arriti në 4.3 %, vlera më e ulët nga fillimi i epidemisë, që tregon funksionimin e masave të marra, identifikimin dhe gjurmimin epidemiologjik të rasteve të dyshuara dhe kontakteve të tyre në kohë?.

Në dy spitalet Covid po marrin ndihmë mjekësore 34 pacientë.

?Pjesa më e madhe e të prekurve po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet Covid, në spitalin infektiv dhe spitalin ?Shefqet Ndroqi? gjendja paraqitet e qëndrueshme. Aktualisht janë të shtruar 34 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive?.

Tirana, Kruja dhe Shkodra ka numrin më të lartë të personave aktivë me Covid-19.

Tv Klan